Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INIGO

Lufta Real-Barça për Inigon

Inigo Martinez duke ndalur Lionel Messin

Lufta Real-Barça për Inigon


3 May, 2013 @12:31

Mbrojtësi 21 vjeçar i Real Sociedadit që ka shkëlqyer gjatë këtij stinori në La Liga, Inigo Martinez, është bërë synimi kryesor në projektet e së ardhmes të gjigandëve spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona. 

Çmimi i tij prej 30 milionë euro, për kontratën që e ka deri në vitin 2017 me klubin nuk pritet të jetë ndonjë problem për gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve. 

Inigo me Real Sociedadin është aktualisht forca e katërt në ligën spanjolle. Ndërsa sipas të përditshmes, Marca, ai është edhe në planet e trajnerit të kombëtares, Vicente Del Bosque, për Kupën e Konfederatave.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga