MAESTRO

REUTERS
Pirlo në pension
3 May, 2013 @11:51
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo, planifikon që të pensionohet nga futbolli aktiv, pas përfundimit të Kampionatit Botëror, Brazili 2014.
Ylli 33 vjeçar i bianconerëve beson se ka ardhur koha që të rinjtë të marrin rolin kryesor në skuadër.
Ai ka debutuar për përfaqësuesen italiane në vitin 2002, ndërsa ka fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.
Pirlo ka 90 paraqitje me kombëtaren italiane dhe është afër sigurimit të titullit të dytë me radhë për ekipin e tij Juventus. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve si Milan dhe Inter.