BENFICA

REUTERS/Hugo Correia
Benfica shkon në finale
2 May, 2013 @23:25
Benfica arriti ta përmbys rezultatin e ndeshjes së parë në Turqi që kishte përfunduar me ndaj Fenerbahçes. Ekipi portugez shënoi fitore me rezultat 3-1 dhe u kualifikua në finale të Europa League. Borozani.com
Portugezët të cilët kërkonin gol të hershëm, arritën ta gjejnë atë në minutën e nëntë me golin e Nicolas Gaitan.
Në minutën 23’ stadiumi i Lisbonës mbeti i heshtur kur Dirk Kuyt e barazoi rezultatin me golin e tij nga penalltia.
Më pas në skenë doli sulmuesi nga Paraguaji, Oscar Cardozo, i cili me golat e tij në minutat 35’ dhe 66’ vulosi fatin e ndeshjes.
Në finalen e Amsterdamit që do të luhet me 15 maj, Benfica do të takohet me kampionin aktual të Ligës së Kampionëve, Chelsean.