CHELSEA

REUTERS/Stefan Wermuth
Për 9 minuta në Amsterdam!
2 May, 2013 @23:07
Chelsea ka filluar ta bëjë traditë finalet europiane. Kampioni aktual i Europës në Champions League, arriti ta eliminojë skuadrën zvicerane Basel në gjysmëfinale për ta shënuar emrin e tij në finalen e Amsterdamit.
Londinezët fituan me rezultat 3-1 në Stamford Bridge, rezultat ky që ishte më se i mjaftueshëm pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të Chelseat.
Goli i parë erdhi nga Mohamed Salah i Baselit në fund të pjesës së parë, kurse më pas vetëm brenda 9 minutave u vendos gjithçka. Fernando Torres (50’), Victor Moses (52’) dhe David Luiz (59’).
Chelsea në finalen e Europa League që do të zhvillohet me 15 maj në Amsterdam, do të takohet me Benfican e cila e mposhti Fenerbahçen në gjysmëfinale.