Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VILLA

I kërkuari Benteke, s’lëvizë

REUTERS/Darren Staples

I kërkuari Benteke, s’lëvizë


2 May, 2013 @15:12

Njeriu që hyri si vetëtim në Premier League, Christian Benteke, do të mbetet në Aston Villa, nëse i besohet fjalëve të agjentit të tij. 

Belgu 22 vjeç, Benteke, ka shënuar 22 gola në 37 ndeshje për ekipin që po lufton për mbijetesë dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave europiane. 

“Vazhdojë të dëgjojë se Christiani ëndërron që të luaj në klube tjera. Mirëpo pse të ëndërrojë kur po jeton një realitet fantastik te Aston Villa?! Ai nuk mendon për largim,” ka thënë agjenti i tij, Eric Kismet. 

“Zakonisht është e pamundur të parashikohet e ardhmja në futboll, por për momentin jam i sigurtë 99% se Christiani do të fillojë stinorin e ri me Aston Villën në Premier League,” ka përfunduar Kismet, duke folë për mediat angleze. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League