REAL

REUTERS/Juan Medina
Tung Higuain, vijnë dy tjerë!
2 May, 2013 @14:58
Pas rënies së Real Madridit nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, duket se sulmuesi argjentias, Gonzalo Higuain, do të lë ekipin nga kryeqyteti spanjoll pas gjashtë vitesh të kaluara aty.
Menaxheri gjeneral i klubit madrilen, Jose Angel Sanchez, ka konfirmuar gjithçka sot për françezen L’Equipe dhe ka treguar planet për sulmin e ardhshëm të Los Blancosve.
“Në një klub të madh si Reali, besojmë se duhet t’i kemi dy ‘nëntësha’ të nivelit të lartë. Ne aktualisht kemi Karim Benzemanë dhe Gonzalo Higuainin. Higuain do të lëshojë skuadrën, Benzema do të rrijë dhe dy të tjerë do të vijnë,” është cituar Sanchez nga e përditshmja prestigjioze françeze.
Higuain ka ardhë në Real nga River Plate në dhjetor të vitit 2006 për 13 milionë euro. Argjentiasi 25 vjeçar ka histori shumë të mirë të golave në La Liga. Ai ka shënuar 104 gola në 185 paraqitje. Mirëpo, ai nuk është treguar asnjëherë në Ligë të Kampionëve, duke shënuar vetëm tetë gola në 48 paraqitje.