EUROPA LEAGUE

REUTERS/Eddie Keogh
Shpëtimi i stinorit
2 May, 2013 @9:11
Chelsea sonte në Stamford Bridge pret Baselin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Europa League. Ekipi i Rafael Benitezit kishte mposhtur zviceranët në ndeshjen e parë 2-1 në Zvicër dhe sonte pret kualifikim të sigurtë.
Ndoshta kjo garë, Europa League, është jo shumë e nxehtë për Chelsean, por për të shpëtuar stinorin është ideale. Ata në rast se kalojnë Baselin, do të luajnë në finale të një gare, ku do të jenë favorit dhe me mundësi të fitojnë një trofe që nuk e kanë në vitrinat e klubit.
Në anën tjetër pas gjithë atyre befasive, si duket zviceranët u lodhën me Chelsean. Përkundër se barazuan në minutën e 87-të në ndeshjen e parë, ata pranuar një gol në minutën e 90+4 të ndeshjes për të dalë kokëulur nga terreni i vetë në ndeshjen e parë.
Natyrisht, shpresa vdes e fundit, por nëse arrij në të befasojnë edhe Chelsean pas Tottenhamit, atëherë Baseli do të jetë më i motivuar nga të gjithë për trofeun.
EUROPA LEAGUE SONTE, GJYSMËFINALET
21:05 Stamford Bridge, Londër | Chelsea - Basel | 2-1 Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Jonas Eriksson (Suedi) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Chelsea fiton - 1.50 | Barazim - 4.50 | Basel fiton - 7.50 |