ROBBEN

REUTERS/Albert Gea
Jemi fantastik
1 May, 2013 @23:11
Krah-mesfushori holandez i Bayernit, Arjen Robben, që shënoi golin e parë të skuadrës së tij sonte në ndeshje ndaj Barcelonës në Camp Nou, menjëherë pas ndeshje është deklaruar se skuadra e tij është e pandalshme.
“Gjëja më e rëndësishme është se ne luajmë si ekip. Si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Jemi shumë të organizuar dhe kryejmë punët njejtë si sulmuesit ashtu edhe mbrojtësit. Nëse ne mund të luajmë kështu ndaj ekipit që ka dominuar Europën në pesë vitet e fundit, atëherë kjo është thjeshtë e mrekullueshme,” është cituar Robben, menjëherë pas ndeshjes, nga UEFA-ja.
Bayern Munchen do të takohet me Borussia Dortmundin në finale të Ligës së Kampionëve më 25 maj.