EUROPA LEAGUE

REUTERS/Rafael Marchante
Feneri në stadium të dritës
2 May, 2013 @8:58
Përkundër se Fenerbahçe do të futet në ndeshjen e sotme në Estadio da Luz me 1-0 epërsi nga ndeshja e parë, Benfica do të ketë vetëbesim të madh në terren vendas, pasi që aty kanë humbur vetëm një ndeshje gjatë tërë stinorit.
Vetëm Barcelona e ka mposhtur Benficën këtë stinor në stadiumin e dritës, gjatë tetorit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa liderët e ligës portugeze, kanë barazuar vetëm tre herë aty dhe atë ndaj Sporting Bragas, Portos dhe Paços de Ferreiras.
Sa i përket Europa League, Benfica në këtë garë si vendas nuk është mposhtur që nga dhjetori i vitit 2008.
Në anën tjetër turqit shpresojnë që t’i godasin portugezët në pikën e dobët të tyre - kundërsulmin. Benfica gjatë tërë stinorit në vetëm dy ndeshje ka arritur që të mos pranojë gol, derisa te të gjitha të tjerat ka pranuar.
Ndërsa, për shkak të problemeve defanzive në ekip, trajneri Jorge Jesus, tërë stinorin po e kalon duke i besuar sulmit, ku Oscar Cardozo dhe Ola John janë liderë.
Fenerbahçe ndeshjen e parë e fitoi me një gol të mbrojtësit Egemen Korkmaz me kokë në minutën e 72-të, por skuadra nga Stambolli ka mundur të shënojë edhe fitore më të thellë po t’i kishte shfrytëzuar të gjitha mundësitë që shkuan në pakthim nga Moussa Sow, Christian Baroni dhe Dirt Kuyt - të tre goditën shtyllën.
Të dyja skuadrat në fundjave shënuan fitore me rezultat të njejtë 2-1. Benfica mposhti Maritimon si mysafir derisa Fenerbahça Kayserisporin.
Mesfushori qendror brazilian, Baroni, është njeriu kyq i trajnerit të turqëve, Aykut Kocaman, këtë stinor. Organizatori 29 vjeç ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 10 herë këtë stinor në të gjitha garat për verdhë-e-kaltërit.
EUROPA LEAGUE SONTE, GJYSMËFINALET
21:05 Estadio da Luz, Lisbonë | Benfica - Fenerbahçe | 0-1 Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Stephane Lannoy (Francë) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Benfica fiton - 1.44 | Barazim - 4.75 | Fenerbahçe fiton - 8.50 |