HEYNCKES

REUTERS
I njoh spanjollët
1 May, 2013 @23:27
Poshtërimi i Barcelonës nga Bayern Munchen me rezultat të përgjithshëm prej 7-0 në dy ndeshje ka një shpjegim.
“E njoh futbollin spanjoll shumë mirë, veçanërisht Barcelonën. E di mënyrën se si kanë qejf të luajnë ata dhe filozofinë e tyre. Ekipi im ka kuptuar përafrimin taktik dhe e kanë ekzekutuar atë në mënyrë perfekte. Përkundër se Barcelona është ekip tjetër pa Lionel Messin, askush nuk ka pritur që të fitojmë 7-0 me rezultat të përgjithshëm,” ka thënë Heynckes për reporterët pas ndeshjes.
Heynckes ka fituar më parë edhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin, ndërsa pret fitore edhe datën 25 maj në Wembley ndaj Borussia Dortmundit.