BOTA

REUTERS/Muhammad Hamed
Arsenali humanitar
2 May, 2013 @15:28
Fëmijët refugjatë të Sirisë sot kanë dëgjuar fjalimin e ish lojtarit të Arsenalit dhe përfaqësueses angleze, Martin Keown. Ai u ka folur fëmijëve gjatë ceremonisë hapëse të stadiumit të ri në kampin e refugjatëve, Al Zaatri, në qytetin Mafraq të Jordanisë.
Vizita e Keownit është si pjesë e partneritetit global të Arsenalit me grupin humanitar Save the Children. Projekti i stadiumit është edukativ, ku Keown ka folur për futbollin në veçanti. Pas tyre, në fotografi shihet një pjesëtar i zhandarmërisë jordaniane. Mafraq është vetëm dy kilometra larg kufirit të Jordanisë me Sirinë.