SUAREZ

REUTERS/Phil Noble
Vetëm një votë
2 May, 2013 @18:44
Se sa vlerësohen edhe sjelljet në fushë përkundër lojës së mirë që e aplikon kanë treguar edhe njëherë anglezët.
Në votimet për futbollistin e vitit të Premier League, sulmuesi urugujan i Liverpoolit, Luis Suarez, morri vetëm një votë, nga rreth 400 gazetarë e analistë të futbollit.
Përndryshe lojtari më i mirë i vitit në Premier League u shpall krahu i Tottenhamit, Gareth Bale, që fitoi 53% të votave në total. Pas tij erdhi sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin Van Persie me 43% të votave të fituara në total.
Luis Suarez i cili në muajin e kaluar kishte kafshuar mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic, gjatë ndeshjes morri më pak vota sesa sulmuesi i Southamptonit, Rickie Lambert.