BOMBA

REUTERS/Ina Fassbender
Lewandowski në Bayern!
2 May, 2013 @17:54
Njëri prej sulmuesve më të kërkuar në Europë, Robert Lewandowski ka anashkaluar ofertën e Manchester Unitedit dhe është afër nënshkrimit të kontratës me Bayern Munchenin.
Sipas të përditshmes angleze The Sun, 24 vjeçari polak është afër nënshkrimit me gjigantin bavarez.
Lewandowski që vlerësohet rreth 30 milionë euro, pritet të nënshkruajë kontratë që do t`i sjellë atij rrogë javore prej 200 mijë eurove.
Manchester United besonte se ata janë në plan të parë për shërbimet e Lewandowskit, pasi që Bayern nënshkroi me mesfushorin e Dortmundit, Mario Götze, por sulmuesi në fjalë dëshiron që t’i bashkohet skuadrës që eliminoi Barcelonën në Ligë të Kampionëve.
Lewandowski i shënoi katër gola Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gola këto që u treguan të jenë vendimtare në ndeshjen e dytë, kur Real fitoi 2-0, por nuk mundi të eliminonte skuadrën e Dortmundit.