ZEKIRIJA RAMADANI
I gatshëm për largim
5 July, 2017 @5:49
Trajneri i Trepçës’89, Zekirija Ramadani, në konferencën për shtyp pas ndeshjes që ekipi i tij e humbi nga Vikingur 1-4 dhe u eliminua nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ka thënë se përgjegjësia është e tij dhe është i gatshëm për largim, nëse kryesia kërkon një gjë të tillë nga ai.
“Përgjegjësia më takon plotësisht mua. E kam thënë edhe para ndeshjes, se nëse nuk fitojmë, përgjegjësia më takon mua. Jam i gatshëm edhe të largohem nëse e kërkon kryesia. Lojtarët dhanë maksimumin. Ishte vendimi im për zëvendësime”, ka thënë Ramadani.
Pas humbjes në ndeshjen e parë 1-2 dhe kësaj 1-4, me rezultat të përgjithshëm 2-6, 89-shi u eliminua nga garat ndërkombëtare, ku debutoi sivjet.