TREPÇA89-VIKINGUR
Zhgënjim total për 89shin, Vikingur me fitore rekorde
4 July, 2017 @19:52
Trepça’89 është përshëndetur nga debutimi në Ligë të Kampionëve, në mënyrë dëshpëruese, duke pasur parasysh kundërshtarin e saj.
Vikingur ka fituar bindshëm në “Adem Jashari” të Mitrovicës, duke shënuar rekordin e klubit me fitore 1-4 si mysafir ndaj Trepçës’89.
Problemet për mitrovicasit nisën që në pjesë të parë, kur sulmuesi Blerand Kurtishaj, morri dy kartonë të verdhë shpejt, dhe kjo i dha teposhtëzen definitive ekipit të drejtuar nga Zekirija Ramadani.
Shpejt, Sorin Anghel shënoi për 0-1, ndërsa një autogol i Përparim Islamit, mbylli pjesën e parë, 0-2.
Në pjesë të dytë, edhe dy gola të pranuara për 7 minuta (mes minutave 52 dhe 59) nga Solvi Vatnahamar për t’i dhënë fundosjen Trepçës’89, ndërsa e tëra që u bë nga ekipi kampion i Kosovës, ishte goli i nderit, shënuar nga Florent Hasani për përfundimtaren 1-4 dhe në total, 2-6 për Vikingurin, që kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.