RACIZMI NË FUTBOLL

Ilir Berisha, i pari nga e djathta, së bashku me bashkëlojtarët e tij në Orebro
Ilir Berisha i thotë JO racizmit
29 April, 2014 @14:30
Hudhja e bananes në drejtim të Dani Alvesit në ndeshjen Villarreal - Barcelona ka krijuar reagim të madh në botën e futbollit. Në atë ndeshje derisa Alves përgatitej ta ekzekutonte kornerin, në drejtim të tij erdhi një banane si shenjë racizmi, ndërsa futbollisti në mënyrë injoruese e hëngri atë.
Ky gjest i Alvesit krijoi një fushatë të rastësishme te futbollistët e tjerë, të cilët filluan të fotografohen duke ngrënë banane dhe më pas t’i postojnë ato fotografi në internet.
Kësaj manie së fundi i’u bashkua edhe ish qendërmbrojtësi i Prishtinës, Ilir Berisha, i cili së bashku me bashkëlojtarët e tij të skuadrës Orebro u fotografua me banane për t’i thënë JO racizmit.