BARCELONA

REUTERS
Transferi i Neymarit, i pastër
28 April, 2014 @23:23
Barcelona, që gjeti veten të mbytur nga kritikat për fshehje financiare të pagesave, ikje nga tatimi, lidhur me transferimin e Neymarit nga Santos verën e kaluar - ka dalë e pastër.
Në muajin shkurt, klubi katalonas u gjend para Gjykatës së Lartë Spanjolle për ikje nga tatimi për shkak të pagesave të ndryshme gjatë transferimit të sulmuesit brazilian.
Pas analizimit, shqyrtimit dhe vërtetimit të të gjitha dokumenteve të dorëzuara nga Barcelona, Komiteti i Kontrollit Ekonomik i La Ligas ka ardhë në përfundim se Barcelona nuk ka shkelur asnjë rregull dhe transferi i Neymarit është krejtësisht i pastër.
Me këtë, edhe Barcelona ka lëshuar një njoftim pak më parë duke thënë se për shkak të transparencës, klubi do të qëndrojë gjithmonë i gatshëm për kërkesat tjera që do t’i duhen KKE-së lidhur me transferin.