KRISTI VANGJELI
Jam te klubi më i madh në Kosovë, jam sikur vera
15 July, 2021 @15:40
Futbollisti i ri i Prishtinës, Kristi Vangjeli, ka dhënë deklaratën e parë të tij si lojtar i bardhekaltërve për faqen zyrtare të klubit sot.
Futbollisti 35-vjeçar që ka përvojë të madhe dhe dikur ka qenë pjesë e Shqipërisë, ku ka regjistruar 35 paraqitje, ka thënë se është i lumtur që ka arritur te klubi më i madh në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Ndjehem mirë që do të vazhdoj të vesh fanellën bardh e kaltër, kjo një kënaqësi më tepër. Vije në një ekip kampion dhe shpresoj që gjithë atë përvojë dhe forcën në karrierën time t’ia përcjell ekipit këtu, të ndihmoj në maksimum, qoftë për të arritur kalimin e turneve në Evropë, qoftë për të arritur prapë objektivin kryesor të klubit, titullin e kampionit”.
“Sa për moshën time, shpresoj të tregojë vetë fusha moshën time. Besoj se jam dhe ndjehem ashtu sikur verëra sa më e vjetër aq më e mirë. Shpresoj këtë ta tregoj në fushë dhe mos t’ia lë asnjë tifozi apo analisti për të ma përmendur moshën time,” ka theksuar Vangjeli.