DEL BOSQUE

Getty
Jese, potencial për Botëror
7 February, 2014 @22:07
Përzgjedhësi i përfaqësueses spanjolle, Vicente del Bosque, ka bërë të ditur se forma e mirë e Jese Rodriguez ka bërë që ai të jetë në listën e gjërë për Kampionatin Botëror Brazili 2014.
Sulmuesi i ri i Real Madridit ka dalë në plan të parë te Real Madridi, përkundër prezencës së Angel Di Marias dhe Gareth Baleit.
“Të gjithë lojtarët që janë në formë të mirë janë potencial për Brazili 2014. Nuk dua të veçojë asnjërin nga lojtarët e as emrat, por një numër i mirë i lojtarëve ka mundësi të thirren në përfaqësuese dhe Jese është në mesin e tyre,” ka thënë Del Bosque për mediat spanjolle sot, transmeton Foot Espana.
Jese Rodriguez 20 vjeçar ka dalë në ekip të parë të Real Madridit këtë stinor dhe ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tija. Ai ka shënuar 3 gola në 13 paraqitje me Real Madridin këtë stinor, derisa nuk ka shënuar asnjë paraqitje me kombëtaren seniore spanjolle, e ka kaluar nëpër të gjitha reprezentacionet rinore të Spanjës.