Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - BALLKANI

Jetmir Topalli për të katërtën e sezonit

Jetmir Topalli për të katërtën e sezonit


29 September, 2019 @15:51

Një gol i shënuar në minutën e 6’ të ndeshjes ishte i mjaftueshëm që Ballkani sot ta shënojë një fitore mjaft të rëndësishme në udhëtim te Drenica.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi golin e gjeti nga Jetmir Topalli, i cili shënoi pas një krosimi të Blend Baftiut në minutën e 6’ të ndeshjes, ndërsa që nga ai moment e deri në fund të ndeshjes gola të tjerë nuk pati përkundër tentimeve të të dyjave skuadrave, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin përfundimtar 0-1.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore, e katërta e sezonit për Ballkanin, bën që suharekasit të ngjiten në kuotën e 14 pikëve pas 7 xhirove, derisa Drenica deri më tash ka tubuar vetëm 8 pikë.

Xhiron e ardhshme, Drenica i shkon Prishtinës në kryeqytet, kurse Ballkani i shkon Ferizajit.


 
Të gjitha lajmet nga