JUVENTUS 3-0 SPEZIA

Juve ulë dallimin në 7 pikë
2 March, 2021 @22:52
Juventus ka shënuar fitore ndaj Spezias sonte në kuadër të Serie A, duke i mposhtur 3-0 [Morata 62, Chiesa 71, Ronaldo 89].
Golat e bianconerëve erdhën në pjesë të dytë, pasi që në pjesë të parë mbrojtja e mysafirëve nuk la vend për gol.
Mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli ishte në bankë rezervë përgjatë gjithë ndeshjes, derisa Juventusi kur mori epërsinë me golin e zëvendësuesit spanjoll, Alvaro Morata, më nuk kishte probleme të shkonte drejt fitores.
Me këtë fitore, Juventus ka ulur epërsinë e kryesuesit Inter prej 10 në 7 pikë.