Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITARI NR 4 @ EURO2016

Kampionët!

Kampionët!


Shkruan: Luan MORINA

14 June, 2016 @14:56

Kampionët

Spanjollët nuk janë më të mirët që janë ftuar. Dhe me emra si Pedro, Thiago, e Nolito nuk do të duhej të fitohej titulli. Por, nëse shohim se si po ecin gjërat në rrethin e parë në grupe, atëherë pak a shumë jemi të sigurt që dikush si spanjollët mund të bëhet kampion. Shumë taktizime!
Ishin më të mirë se çekët, por jo dominues, ashtu siç pritnim të luaj ndonjë ekip në ndeshjen e parë këtë evropian. Askush nuk luajti lojë bindëse (nejse, polakët deri diku). Ajo çfarë vlen është se kanë tri pikë nga ndeshja e parë dhe gati kalimin e sigurt në rrethin e dytë.
Kanë një qendërmbrojtje prej më të mirave në botë (okej, më e mira pasi Dunga nuk po thirr Thiagon më), një mesfushor që akoma po reziston plakjen dhe po lë në hije të tjerët, dhe një krahë që dje ka shkëlqyer. Këta mjaftojnë për të mposhtur Çekinë me një gol, por gjërat shkojnë duke u vështirësuar!

Martini

Suedia ka Ibrahimovicin! Kaq! Edhe ai nuk ishte në formën më të mirë dje përkundër asistimit tek Clark.
Por, irlandezët ishin më të mirë në fushë, së paku për mendimin tim, edhe pse statistikat mund të tregojnë ndryshe. Gjëja më e mirë që bënë djemtë e Martin O’Neil ishte presioni i herëpashershëm qysh në të tretën suedeze, duke mos u rehatuar në mbrojtje dhe pritur suedezët. Nuk hezitonin të sulmonin, edhe pse Walters e Long do të duhej të kishin bërë më shumë, ngjashëm si Keane. Ishte një lojë më ekipore, me një mesfushë të angazhuar sidomos në ofensivë. Gjynah që humbën dy pikë.

Autobusi

Pas golit të Maradonës, për një orë të tërë italianët si zakonisht vendosën autobusin me tetë lojtarë dhe i lanë kundërsulmeve të kryejnë punën. Mbrojtja ngjeshët me treshen e Juventusit në qendër të cilëve iu bashkëngjitej Darmian e Maradona në krahë, me Rossin e Parolon në qendër, me Candrevan pak më të lirë.

Pelle ofron alternativë të mirë në lojën sulmuese falë shtatlartësisë së tij e nëse ndodh ndonjë kundërsulm, lëshon Ederin apo këtë që të kalëroj lojtarin e parë belg dhe ta ndal nëse duhet edhe me ‘bazooka’. Gjithë çfarë mund të ndodh është një karton i verdhë derisa të rregullohet autobusi përpara portës. Falë mbrojtjes treshe + Pelles loja ajrore është në anën e italianëve. Vetëm koka e Fellainit nuk mund të kryen punë.
E kur provon të luash me Fellainin si 10sh, atëherë personi më i afërt duhet të telefonoj klinikën neuropsikiatrike. Megjithatë Wilmots akoma është trajner i gjeneratës më të mirë në histori të futbollit belg. Gjeneratë që nuk ka lider në fushë, e as lider në bankë. De Bruyne ishte i përgjumur, Lukaku i mbuluar për mrekulli. Kryqëzimet ndërmjet Hazard e De Bruyne do të kishin qenë më profitabile sikur të kishin Carrascon apo Mertensin më herët në fushë. Witsel ishte shumë defensiv, derisa Radja është i tillë. Mbrojtja do të ishte më mirë në treshe pa Ciman, ose së paku me aderweireld në krahun e djathtë. Nejse!
Kjo lojë e Italisë, e mërzitshme, në raste e pistë, me tetë konduktorë autobusi bën kampionin. Është veti e Contes të cilën sigurisht do ta bart tek Chelsea. Do të përshtatet për mrekulli, si në kallëp, pasi ‘blutë’ janë mësuar të parkojnë autobusët aq mirë sa që do të duhej të zëvendësonim D-në me C-në para ‘Stamford Bridge’.

E martë

Veç dy lojë sonte. Austria janë të talentuar – Fuchs, Alaba, dhe evropiano-lindorët. Hungarezët janë të plakur. Xha Kiraly dhe pizhamet e tij legjendare!
Do të jetë interesante sidomos të shohim si do të përballojnë islandezët Cristianon dhe Portugalinë inferiore. Kushdo që zë vendin e parë në këtë grup është e paracaktuar të jetë befasia e këtij kampionati.
Tek e fundit shyqyr që po përfundojnë ndeshjet e para, dhe në ndeshjet e dyta nuk do të ketë më taktizime e frika. Futboll më i hapur. Shpresojmë!


GRUPI F

Kthehen pas 44 vitesh

UEFA Euro 2016

Kthehen pas 44 vitesh

14/06/16 @ 14:29

EMINHAZIRI

Gjilani përforcon sulmin

FFK Superliga/Transfere

Gjilani përforcon sulmin

14/06/16 @ 13:19

NGA UEFA

Dënohet Rusia

International/UEFA Euro 2016

Dënohet Rusia

14/06/16 @ 13:07

ENIS ZABËRGJA

Sulmuesi me përvojë, te Hajvalia

FFK Superliga/Transfere

Sulmuesi me përvojë, te Hajvalia

14/06/16 @ 13:01

KUQEZINJTË

Aterojnë në Marseille

Kombëtarja/UEFA Euro 2016

Aterojnë në Marseille

14/06/16 @ 12:38

HAJVALIA

Hajvalia me trajner të ri

FFK Superliga/Transfere

Hajvalia me trajner të ri

14/06/16 @ 11:40

COSMOPOLITAN

Dy kuqezinjë, te të bukurit e EUROs

UEFA Euro 2016

Dy kuqezinjë, te të bukurit e EUROs

14/06/16 @ 11:32

MEDIA TALK

City përgatit shifrën e parefuzueshme për Kane

Premier League/Transfere

City përgatit shifrën e parefuzueshme për Kane

12/08/21 @ 17:39

FORMACIONET ZYRTARE

Bodo-Prishtina, 11-shet startuese

Conference League/FFK Superliga/International

Bodo-Prishtina, 11-shet startuese

12/08/21 @ 17:05

LIGA E KONFERENCËS

Nëse kalohet Bodo, kundërshtari i Prishtinës është...

Conference League/Europa League

Nëse kalohet Bodo, kundërshtari i Prishtinës është...

12/08/21 @ 14:50

DUMFRIES

Jo shtrenjtë, arrihet marrëveshje për Dumfries

Serie A/International/Transfere

Jo shtrenjtë, arrihet marrëveshje për Dumfries

12/08/21 @ 14:31

FIFA RANKING - GUSHT 2021

Shqipëria bie në renditjen e FIFAs

Kombëtarja/International

Shqipëria bie në renditjen e FIFAs

12/08/21 @ 14:22

FIFA RANKING - GUSHT 2021

Kosova ngritet në renditjen e FIFAs

Përfaqësuesja/International

Kosova ngritet në renditjen e FIFAs

12/08/21 @ 14:18

GJILANI

Gjilani përforcon sulmin nga Superiorja

FFK Superliga/Transfere

Gjilani përforcon sulmin nga Superiorja

12/08/21 @ 12:31

E FUNDIT

FFK mbulon shpenzimet e referëve për Ligën e Dytë dhe të Tretë

FFK Liga e Dytë/FFK Liga e parë

FFK mbulon shpenzimet e referëve për Ligën e Dytë dhe të Tretë

12/08/21 @ 11:51

CONFERENCE LEAGUE

Prishtina sonte me avantazh ndaj Bodo/Glimt

Conference League

Prishtina sonte me avantazh ndaj Bodo/Glimt

12/08/21 @ 10:54

SUPERKUPA: CHELSEA - VILLARREAL

Vazhdon magjia e Tuchellit, Superkupa e Chelseat

Champions League/Europa League

Vazhdon magjia e Tuchellit, Superkupa e Chelseat

11/08/21 @ 23:53


 
Të gjitha lajmet nga