Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E TURQISË

Kampioni eliminon Fenerbahçen nga Kupa

Kampioni eliminon Fenerbahçen nga Kupa


9 February, 2021 @22:03

Kampioni aktual i Turqisë, Basaksehir, duke e mposhtur Fenerbahçen me rezultat 1-2, u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.

Basaksehiri kaloi në epërsi në minutën e 42’ me Junior Fernandes, derisa në minutën e 45’ te Feneri u ndëshkua me karton të kuq Mauricio Lemos.

Skuadra e Fenerbahçes e barazoi rezultatin në minutën e 72’ me Enner Valencia dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në minutën e 96’ shënoi lojtari Fredrik Gulbrandsen për 1-2 që ishte edhe rezultati final i ndeshjes.

Basaksehiri në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja Konyaspor-Besiktas.


 
Të gjitha lajmet nga International