Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 1-2 DRITA

Kampioni përmbys Llapin, e treta me radhë

Kampioni përmbys Llapin, e treta me radhë


1 November, 2020 @15:33

Kampionia aktuale e Kosovës, Drita, ka arritur që të shkrijë epërsinë e hershme të Llapit për të arritur te fitorja në fund dhe për të vazhduar serinë e fitoreve, që tash e ngriti në tre ndeshje radhazi.

Drita ka dalë fituese në Zahir Pajaziti, duke e mposhtur Llapin në fund 1-2 [Valmir Veliu 8 - Almir Ajzeraj 57, Ahmed Januzi 71 ag.]

Valmir Veliu, para se t’ia jepte epërsinë Llapit, dridhi shtyllën e mysafirëve (7). Kurse pas golit pati rast të mirë edhe Bujar Idrizi (20), Ahmed Januzi (25, 42) dhe përsëri Veliu (42).

Tre nga këto raste i mbrojti portieri i gjilanasve Faton Maloku, ndërsa një rast për Dritën, tejet të mirë e kishte edhe Kastriot Rexha (45).

Të gjitha këto rastet e humbura i dolën dardhë me bisht llapjanëve në pjesë të dytë.

Trajneri Ardian Nuhiji futi në lojë Almir Ajzerajn në vend të Festim Alidemës në pjesë të dytë dhe ky nisi menjëherë të bëj dallimin në lojë.

TABELA AKTUALE

Së pari rast, pastaj edhe gol. Asistimi i ish-lojtarit të Llapit Ilir Blakçori, u shfrytëzua mirë nga Ajzeraj që qëlloi për barazim (58) 1-1.

Nisi iniciativa e madhe e Dritës për të gjetur golin e fitores, por portieri jugafrikan i llapjanëve Stefan Hoffman në disa raste u tregua shumë i sigurtë.

E kur Drita s’arrinte ta kalonte portierin e Llapit, një gabim i Ahmed Januzit, që u mundua të largonte topin nga porta e tij, përfundoi si autogol dhe kështu kampionia gjeti golin e fitores (70) 1-2.

Deri në fund të ndeshjes, Llapi tentoi mjaft. Bile, pat edhe dy raste të mira për shënim, por s’ia doli (Januzi 78, 82). Llapi në disa raste edhe u ankua në referim, për shkak të një rasti të një goli të anuluar të Kushtrim Shabanit si dhe një mundësie tjetër që dyshohej për prekje me dorë në zonë nga lojtari i Dritës.

Me këtë fitore, Drita mbetet në hap me liderin e Superligës, Ballkanin, kurse Llapi tashmë ka regjistruar humbjen e gjashtë të stinorit dhe gjendet në pozitën e parafundit të klasifikimit - duke qenë rrezikshëm në një rënie të pa-paramenduar më parë.


 
Të gjitha lajmet nga