Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLIMI PER KAMPIONEN

Kampionia starton nesër stinorin

Kampionia starton nesër stinorin


29 September, 2020 @11:08

Pas 3 ndeshjeve të shtyra të Superligës, kampionia e Kosovës Drita do t’i kthehet luftës për mbrojtje të titullit nesër, në përballjen ndaj të rikthyerës në elitë, Besa.

Drita shtyu lojërat e para të saja në Superligë për shkak të angazhimit në gara evropiane, pasi që luajti me Sileksin në Shkup e me Legian në Varshavë, ku kjo e fundit e eliminoi.

Drita të mërkurën më 30 shtator pret Besën e Pejës në stadiumin e qytetit në Gjilan.

TABELA AKTUALE

Derisa kampionët e drejtuar nga Ardian Nuhiji nuk kanë ndeshje të zhvilluar ende, Besa nuk ka nisur fare mirë edicionin në Superligë, duke pësuar që në 3 ndeshjet e para të stinorit dhe aktualisht janë të fundit në klasifikim pa pikë. Kujtojmë, Besa drejtohet nga trajneri Jerome Klein, ndërsa në staf të saj ka edhe disa ndihmës-trajnerë tjerë të huaj, që po tentojnë të sjellin profesionalizëm në ekip.

Duelin mes Dritës e Besës do ta gjykojnë katërshja: Visar Kastrati (kryesor) me ndihmësit sipas radhës: Lumturije Muhadri, Bajram Kabashi dhe Burim Jahmurataj.


 
Të gjitha lajmet nga