STURRIDGE
Kaq për sivjet!
21 November, 2014 @17:33
Daniel Sturridge do t’i mungojë fushave të blerta në gjashtë javët e ardhshme. Këtë e ka konfirmuar edhe skuadra e tij, Liverpool, i cili do të jetë i hendikepuar pa sulmuesin 26 vjeçar.
Sturridge është lënduar gjatë një seance stërvitore të kësaj jave, ndërsa me lëndime kishte probleme edhe gjatë muajve shtator dhe tetor.
Futbollisti i cili stinorin e kaluar ka qenë njëra prej shtyllave kryesore të skuadrës duke shënuar 21 gola, këtë stinor ka arritur të luaj në vetëm tre ndeshje, për shkak të lëndimeve të shpeshta.