KF Behar zyrtarizon trajnerin për sezonin e ri
30 June, 2021 @12:00
Skuadra nga Vitomirica e Pejës, KF Behar, që garon në Ligë të Dytë të Kosovës në futboll, ka bërë të ditur dje se ka arritur marrëveshje edhe për një sezon me trajnerin e tyre, Miftar Rama.
Klubi që vite më parë bënte pjesë në Ligë të Parë të Kosovës ka pasur një sezon të kënaqshëm në Ligë të Dytë, ndërsa u shkëput nga tentimi për Ligë të Parë pas fillimit të pjesës pranverore të stinorit.
KF Behari përfundoi në pozitë të pestë të renditjes tabelare stinorin 2020/21, pasi që pas 30 ndeshjeve të zhvilluara kishte bilans prej 15 fitoreve, 7 barazimeve dhe 8 humbjeve, duke kryer sezonin me 52 pikë.