SUEDIA - UKRAINA
Ukraina historike, për herë të parë në çerekfinale
29 June, 2021 @23:43
Përfaqësuesja e Ukrainës, e mposhti Suedinë pas vazhdimeve me rezultat 1-2 dhe u kualifikua në çerekfinale.
Oleksandr Zinchenko shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 27’ derisa në minutën e 43’ e barazoi Emil Forsberg.
90 minutat e ndeshjes përfunduan me rezultat 1-1, derisa vazhdimet ishin dramatike.
Në minutën e 99’, Marcus Danielson u ndëshkua me karton të kuq, derisa kur të gjithë u përgatitën për t’i ekzekutuar penalltitë, Artem Dovbyk shënoi në minutat shtesë (120+1’), pas një asistimi të Zinchenkos, dhe kështu ia solli çerekfinalen skuadrës.
Ukraina në çerekfinale do të përballet me Anglinë më 3 korrik nga ora 21:00.