Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI I GARAVE

KG fut në disiplinore zyrtarin e Ballkanit

KG fut në disiplinore zyrtarin e Ballkanit


8 December, 2021 @11:35

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të Federatës, është bërë e ditur se Komisioni i Garave (KG) i FFK-së ka futur në procedurë disiplinore zyrtarin e lartë të klubit të Ballkanit, Nderim Nexhipi.

Arsyeja e futjes në disiplinore për Nexhipin është kartoni i kuq i marrë në ndeshjen në mes të Drenicës dhe Ballkanit, ku këta të fundit fituan me rezultat minimal 0-1 për të ruajtur kreun në Superligë.

“Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, inçizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për: Inicim disiplinor, ndaj: Zyrtarit të FC ”Ballkani” Nderim Nexhipi. MOTIVI: Në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica –Ballkani,” ka shkruar njoftimi, nënshkruar nga kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga