MEDIA TALK
Kicker: Rashica shkon për 15 milionë
27 May, 2021 @11:14
Prestigjiozja gjermane, Kicker, ka bërë të ditur se futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, mund të largohet nga Werderi për 15 milionë euro dëmshpërblim.
Kontrata e Rashicës përfundon në verë të vitit të ardhshëm dhe Werder tash po kërkon që inkasojë nga kosovari, pasi që ka rënë në Bundesliga 2.
Vushtrriasi për shkak të lëndimeve nuk ka arritur të mbajë formën e stinorit 2018/19, kur ëerder kishte në tavolinë ofertën prej 30 milionë eurove nga Aston Villa, ndërsa kërkonte 50! Rrethanat ndërruan 3 vite pas dhe tashmë edhe 15 milionë janë në rregull për ekipin gjerman.
Në sezonin 2020/21 sulmuesi 24-vjeçar bëri 26 paraqitje për ëerderin në të gjitha garat dhe shënoi 3 gola e 5 asistime.