GRUPI E: KOSTARIKA-SERBIA
Kolarov vendos, Serbia fiton
17 June, 2018 @18:13
Një gol spektakular nga gjuajta e lirë e shënuar nga Aleksandar Kolarov, i ka dhënë Serbisë fitoren ndaj KostaRikës në ndeshjen e parë të Grupit E të Botërorit Rusia 2018.
Kolarov ka shënuar nga afro 30 metra, kur çoi topin mbi murin e KostaRikës dhe tundi portën kundërshtare në fillim të pjesës së dytë.
KostaRika sporadikisht tentoi të bëj diçka më shumë ndaj Serbisë, por goli nuk erdhi.
Mladen Krstajic, selektor i Serbisë, kështu nis Botërorin me fitore, ndërsa vetë serbët janë ekipi më së poshti i ranguar nga evropianët pjesëmarrës në Botëror, e tash me gjasa të mira për të shkuar tutje.