Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACIA

Rasti i fundit i gjeneratës së pjekur

Rasti i fundit i gjeneratës së pjekur


Shkruan: LUAN MORINA

17 June, 2018 @13:07

Kroacia aktualisht ka gjeneratën më të mirë pas asaj të artës së 1998. Ndër mesfushat më të mira në botë, në moshën 25-29 vjeçare, në kulm të karrierës. A do t’ia arrijnë gjysmëfinalen, që kërkohet me ngulm nga adhuruesit e saj - dhe që realisht shihet si e arritshme kur në ekip ke Modricin, Perisicin, Rakiticin…

GJENERATA E ARTË

‘Të zjarrtit’ në paraqitjen e parë në kualifikime, kishin dalë të kualifikohen për në Kupën e Botës në Francë. Dhe, për befasinë e shumicës, gjenerata e artë e futbollit kroat do të avanconte deri në gjysmëfinale, duke u hakmarrë ndaj gjermanëve të cilët dy vite më parë, në garën e parë të Kroacisë në arenën ndërkombëtare që nga pavarësimi prej RSFJ-së, do të eliminoheshin në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Angli.

Kroacia do të kalonte grupin D, ku ishin Portugalia, Turqia, dhe kampionët aktual evropian, Danimarka. Goran Vlaovic do të fundoste turqit katër minuta para fundit të ndeshjes, gjersa duelin direkt kundër Danimarkës do ta fitonin me rezultat të thellë, 3-0, me golat e dy prej lojtarëve më të mirë të Kroacisë që nga pavarësimi, Davor Suker e Zvonimir Boban. Goli i Sukerit, do të mbahej në mend si një nga më të bukurit e kampionatit. Në ndeshjen e fundit në grupe do të mposhteshin 0-3 nga portugezët për të mbetur të dytët në grup.

Në çerekfinale, Klinsmann do të kalonte kampionët e ardhshëm evropian në epërsi nga penalltia, për të barazuar Suker. Goli i Matthias Sammer, i cili atë vit do të fitonte Topin e Artë, fiki shpresat e kroatëve për gjysmëfinale.

ARDIAN KOZNIKU

Dy vite më pas, ende me gjeneratën e artë, Kroacia do të kalonte grupin H në Francë. Xhamajka binte me golat e Stanic, Prosinecki, e Suker. Suker shënon edhe golin e vetëm kundër Japonisë. Ndërkohë një gol i Pinedas linte kroatët në pozitën e dytë në grup.

Fitorja e rumunëve ndaj anglezëve, i vendoste ata në pozitën e parë në grupin G, duke përgatitur një duel ballkanik në rrethin e dytë. Një penallti e Suker në vazhdime të pjesës së parë do të dërgonte përsëri në çerekfinale, përsëri kundër gjermanëve.

Përsëri në kohën shtesë, tani Jarni shënon për kroatët, duke dërguar në pauzë kampionët aktual evropian në disavantazh. Vlaovic e Suker shënojnë brenda pesë minutave të parafundit për të shkaktuar befasinë më të madhe të Kupës së Botës në Francë, deri atëherë.

Ardian Kozniku

Me të filluar pjesa e dytë në gjysmëfinale, Suker kalon kroatët në epërsi kundër Francës. Por, ëndrra për finale zgjat vetëm një minutë, pasi menjëherë barazon ai që pritej më së paku të bënte këtë, Lilian Thuram. I mbushur me kurajë, Thuram tenton edhe në një kalim tjetër para, duke kaluar vendasit në epërsi në minutën e 69të.

Kroatët nën Miroslav Blazevicin, fitojnë kundër Holandës me golat e Prosineckit edhe Sukerit. Në podiumin e medaljes së bronztë, ndonëse pa asnjë minutë të luajtur qëndron, sulmuesi 30 vjeçar i Bastias, Ardian Kozniku. Ndonëse asnjë minutë të kaluar në fushë – Suker ishte ndër sulmuesit më të mirë në botë me Ronaldon, Vlaovic kishte marrë namin dy vite më parë; Kozniku mbetet i vetmi lojtarë kosovar me medalje në Kupën e Botës. Në kualifikime për Kampionatin Evropian para dy viteve kishte shënuar një gol në fitoren ndaj Lituanisë, gjersa pak para fillimit të Kupës së Botës në Francë, Kozniku do të shënonte njërin nga shtatë golat në miqësoren kundër Australisë. Këta ishin golat e vetëm të ardhur në dy ndeshje për Kroacinë.

EKIPI AKTUAL

Zlatko Dalic ka njërin nga ekipet më të talentuara në Evropë. I ardhur para ndeshjes së fundit në grupe, Dalic doli të eliminonte Ukrainën në grupe, dhe Greqinë në barazh për të siguruar Kupën e Botës, për herë të pestë për Kroacinë. Kroatët kanë munguar vetëm në Gjermani.
Luajnë me 4-2-3-1 duke shfrytëzuar në maksimum kontingjentin e mesfushorëve që kanë. Si rezultat, Luka Modric shpesh vendoset në rolin e mesfushorit ofensiv, për t’u mbuluar nga Rakitic, Badelj, e Kovacic. Edhe Brozovic e Bradaric i Rijekës, i vetmi me portierin Livakovic të ftuar në Kupën e Botës nga kampionati vendas, mbulojnë mesfushën.

Croatia

Në qendër të sulmit, me Mandzukicin, Kramaric ka aftësi të zhvendoset edhe në krahë. Kjo nuk vlen për sulmuesin e Milanit, Nikola Kalinic. Ante Rebic ka qenë i mahnitshëm këtë vit tek Eintrachti i Frankfurtit, ngjashëm si Perisic tek Internazionale. Pjaca nga lëndimi është rikuperuar mirë tek Schalke ku ishte i huazuar, por zor që do të gjej hapësirë si startues.

Mbrojtja është pjesa më e dobët e këtij ekipi. Corluka, Lovren e Vida duhet të mbulojnë këtë repart, me mbrojtësin e Lokomotivës të lënduar. Vida e Lovren mund të llogarisin edhe në kontributin eventual të dy talenteve tjera të qendërmbrojtjes – Jedvaj i cili vazhdon të luftojë me lëndimet tek Leverkusen, dhe kolegun e Valon Berishës, Duje Caleta-Car.

Subasic është i pakontestueshëm në portë, me Kalinicin tjetër, portierin e Gentit, dhe Livakovicin.

RUSIA2018

‘Shefi’ nëntokësor i futbollit kroat ishte dënuar pak ditë para fillimit të Kupës së Botës. Shumë lojtarë të këtij ekipi kanë pasur Zdravko Mamicin. Në gjykimin e tij dëshmitar kanë qenë edhe Luka Modric e Dejan Lovren, dëshmitë e të cilëve kishin ndryshuar nga të parat, duke i dalë në krahë Mamicit. Të dy këta lojtarë janë pjesë e ekipit të parë të Kroacisë.

Kroatët e nisën me fitore ndaj Nigerisë, para se me Argjentinën të vendosin për kalimin eventual në rrethin e dytë, në mbrëmjen e 21 qershorit. Fazën e grupeve e mbyllin me Islandën, përsëri në mbrëmje, por me datë 26 qershor.


SERBIA

Histori e dështimeve

Russia 2018/International/Analiza

Histori e dështimeve

17/06/18 @ 13:00

11-SHET: KOSTARIKA-SERBIA

Formacionet: KostaRika - Serbia

Russia 2018/International

Formacionet: KostaRika - Serbia

17/06/18 @ 12:55

NIGERIA

Mundësia e gjeneratës së re

Russia 2018/International/Analiza

Mundësia e gjeneratës së re

17/06/18 @ 12:53

SPANJA

Dominuesit spanjoll dhe Vendimi

Russia 2018/International/Analiza

Dominuesit spanjoll dhe Vendimi

17/06/18 @ 12:34

CHRITIAN ERIKSEN

Loja e mirë, s’ta fiton ndeshjen

Russia 2018/International

Loja e mirë, s’ta fiton ndeshjen

17/06/18 @ 12:08

ANTOINE GRIEZMANN

7-shja e parë franceze që shënon!!!

Russia 2018/Ligue 1/International

7-shja e parë franceze që shënon!!!

17/06/18 @ 11:40

DITARI RUS (3)

Ditë e penalltive

FFK Liga e parë/Russia 2018/International/Analiza

Ditë e penalltive

16/06/18 @ 23:09

GRUPI D: KROACIA - NIGERIA

Kroacia, lidere e “grupit të vdekjes”

Russia 2018/International

Kroacia, lidere e “grupit të vdekjes”

16/06/18 @ 22:51

11-SHET

Kroacia vs. Nigeria, formacionet startuese

Russia 2018

Kroacia vs. Nigeria, formacionet startuese

16/06/18 @ 20:11

GRUPI C: PERU - DANIMARKA

Peru s’shfrytëzon VARiantin, Poulsen shpëton Danimarkën

Russia 2018

Peru s’shfrytëzon VARiantin, Poulsen shpëton Danimarkën

16/06/18 @ 19:57

LARGOHET

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

Russia 2018/Serie A

Ndeshja e fundit e De Rossit me Romën

14/05/19 @ 11:16

NGRITEN

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

Russia 2018/International

FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022

15/03/19 @ 20:46

CLUB BENEFIT PROGRAM

Sa fituan klubet nga Botërori?

Russia 2018/Premier League/Ligue 1/La Liga/International

Sa fituan klubet nga Botërori?

04/12/18 @ 15:32

SUPER MARIO

Pensionohet edhe Mandzukic

Liga e Kombeve/Russia 2018/Serie A/International

Pensionohet edhe Mandzukic

14/08/18 @ 18:35

DITARI I FUNDIT RUS (23)

Botërori dhe vendi ynë

Russia 2018/International/Analiza

Botërori dhe vendi ynë

22/07/18 @ 11:02

FIFA RANKING

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

Liga e Kombeve/Russia 2018/Kosova/International

FIFA pritet të zbardh listën me kalkulimin e ri

18/07/18 @ 18:21

DITARI RUS (22)

Kampionët e Botës

Russia 2018/International/Analiza

Kampionët e Botës

16/07/18 @ 23:09

PLAYER RATINGS

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

Russia 2018/International

Notat e lojtarëve: Franca-Kroacia

15/07/18 @ 22:38

RUSSIA 2018 AWARDS

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

Russia 2018

I riu më i mirë - Kylian Mbappe

15/07/18 @ 21:56

RUSSIA 2018 AWARDS

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

Russia 2018/International

Lojtari i Botërorit: Luka Modric

15/07/18 @ 21:50


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018