Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRIHET MARRËVESHJA PËR SULMUESIN HOLANDEZ

Kompletohet gjithçka, Weghorst në teste mjekësore te United

Fotomont: BBCSport

Kompletohet gjithçka, Weghorst në teste mjekësore te United


12 January, 2023 @14:38

Përfundimisht Beşiktaş ka marrë përgjigjen e duhur, ndërsa ka ndërprerë marrëveshjen e huazimit me Burnleyt, pasi pranoi 3 milionë euro nga Manchester United dhe liroi lojtarin.

Sulmuesi 30-vjeçar nga Holanda tash merr fluturimin drejt Manchesterit për t’i kryer testet mjekësore në Old Trafford para se të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i ri i Manchester Unitedit, të cilin me ngulm e kërkoi menaxheri i ekipit Erik ten Hag.

Karriera e Weghorstit nisi në Emmen të Holandës, prej ku kaloi në Heracles e AZ Alkmaar. Në vitin 2018 u bë pjesë e Wolfsburgut. Ekipi gjerman e kishte blerë për 7 milionë euro, ndërsa pas 4 vitesh ia shiti Burnleyt për 20 milionë euro në vitin 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League