DAILY MAIL
Kosova del nga shkretëtira sportive
Lajmi: Daily Mail / Përkthimi: Borozani.com
4 September, 2016 @12:09
E përditshmja Daily Mail, ka shkruar një artikull në lidhur me ndeshjen e parë historike të Kosovës dhe si ishte e izoluar me vite.
“Kaluan 25 vjet që nga rezistenca e futbollistëve kosovar nga pushteti i Jugosllavisë dhe më në fund, vendi i vogël i Ballkanit, po del nga shkretëtira sportive në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën Botërore.”
”Është një moment special, emocional dhe i rëndësishëm,” ka thënë sekretari i FFK-së, Eroll Salihu për Daily Mail.
Aventura e Kupës Botërore, do të fillojë të hënën në Finlandë, por trajneri Albert Bunjaki, është i shqetësuar se a do të luajnë të gjithë lojtarët të përfshirë në listën e tij të skuadrës, ngase presin leje nga FIFA.
Pavarësisht se popullata është nën dy milionë, lista e lojtarëve me potenciale është mbresëlënëse përfshirë këtu yjet që luajnë në Premier League si: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Adnan Januzaj.
Problemi është se ata luajnë për kombëtare tjera, në vendet që përqafuan familjet e tyre, ku 900.000 Kosovar-Shqipëtar, u zhvendosën nga lufta. Disa u vendosën në Zvicër e disa në shtetet skandinave. Këto shtete nuk dëshirojnë që të humbasin lojtarët e tyre.
Shaqiri menjëherë vëri në dyshim interesimin në veçanti kur anësori i Stoke është anashkaluar të jetë kapiten i Zvicrrës para Euro 2016. Lojtari i Arsenalit, Granit Xhaka është ndier i detyruar që të jepte një deklaratë, pasi që nga disa persona në Kosovë është trajtuar si tradhëtar, ndërsa lojtari tha se ka dëshiruar që të luaj për Kosovën, por këtë e ndaloi FIFA, sepse e kishte përfaqësuar Zvicrën në Euro 2016, pasi që Kosova është pranuar me drejta të plota.
“Ne jemi me fat, ne kemi lojtarë të mirë dhe të rinjë, strategjia jonë është që të krijojmë një skuadër për gjashtë deri tetë vitet e ardhshme, jo vetëm për këto kualifikime” ka thënë Salihu.
Kosova do të luaj të hënën ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën Botërore, kundër Finlandës si mysafire.