KOSOVA U21
Kosova e pafuqishme për Norvegjinë
12 June, 2017 @23:17
Pas humbjes së mbrëmshme nga Turqia në kuadër të kategorisë seniore, Kosova ka pësuar humbje edhe në grupmoshat U21 në takimin e luajtur ndaj Norvegjisë.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 2-0, derisa norvegjezët shënuan edhe 3 herë në pjesën e dytë për ta mbyllur takimin me fitore 5-0.
Përkundër rezultatit, duhet cekur që Kosova kishte rastet e veta për shënim, mirëpo mungoi finalizimi. Për më tepër, punët u komplikuan në fillim të pjesës së dytë, me Kolgecin që u përjashtua në minutën e 55’ të takimit dhe më pas norvegjezët e patën edhe më të lehtë ta thellonin epërsinë.