CHRISTIAN PANUCCI
Kosova, rival që e vlerësojmë
28 May, 2018 @23:38
Selektori i Shqipërisë, Christian Panucci, nuk e nënçmon Kosovën. Ai e di rëndësinë e kundërshtarit dhe si një ish-lojtar me përvojë ka folur në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës me plot respekt.
“Ne mendojmë për Ligën e Kombeve. Dua që aty të dalim të parët dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë,” ka thënë Panucci fillimisht.
“Nesër është ndeshje miqësore dhe unë, sikurse edhe trajneri i Kosovës kemi synim për të eksperimentuar dhe për të kërkuar sinjalet e mira para ndeshjeve të Ligës së Kombeve,” ka shtuar italiani.
“Ne futemi në fushë gjithmonë për të fituar. Krejt e dimë se në dispozicionë janë tre rezultate. Unë vlerësojë çdo kundërshtar dhe do të japim më të mirën. Si kombëtare kemi zgjedhur dy kundërshtarë për përgatitje, një rival të fortë dhe një më pak të fortë - për të parë si do të luajmë në fushë,” ka thënë Panucci ndër të tjera.
Ndeshja Kosova - Shqipëria zhvillohet nesër mbrëma me fillim prej orës 20:00 në Zurich.