SHORTI I UEFAs
KosovaU21 në grup me ShqipërinëU21
11 December, 2018 @11:23
Është hedhur shorti për grupet kualifikuese drejt EURO 2021 U21, në zyret e UEFA-së sot, ndërsa Kosova U21 ka rënë në në një grup me Shqipërinë U21.
Përveç Shqipërisë U21, Kosova U21 do të ketë punë edhe me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.
Pra Grupi 3 kualifikues është ky për U21: Anglia, Austria, Turqia, Kosova, Shqipëria dhe Andorra.
Ndeshjet do të zhvillohen më: 18-20 mars 2019, 3-11 qershor 2019, 2-10 shtator 2019, 7-15 tetor 2019, 11-19 nëntor 2019, 23-31 mars 2020, 31gusht - 8 shtator 2020 dhe 5-13 tetor 2020.
Ndeshjet e playoffit do të zhvillohen më 9-17 nëntor 2020, ndërsa të kualifikuarit për titullin e Evropës U21 do të luajnë në qershor të vitit 2021, ku nikoqirë janë Hungaria dhe Sllovenia.
Si kalohet grupi?
-Fituesit e grupeve automatikisht shkojnë në EURO 2021.
-Vendet e dyta më të mira, do të shkojnë në playoff për të përcaktuar ekipet e fundit finaliste.
-Hungaria dhe Sllovenia, nikoqirët e turneut - kanë bileta automatike drejt EUROs.
Grupet kualifikuese:
Group 1 Italy Sweden Iceland Republic of Ireland Armenia Luxembourg |
Group 2 France Slovakia Switzerland Georgia Azerbaijan Liechtenstein |
Group 3 England Austria Turkey Kosovo Albania Andorra |
Group 4 Croatia Czech Republic Greece Scotland Lithuania San Marino |
Group 5 Serbia Poland Russia Bulgaria Latvia Estonia |
Group 6 Spain Israel Montenegro FYR Macedonia Kazakhstan Faroe Islands |
Group 7 Portugal Netherlands Norway Belarus Cyprus Gibraltar |
Group 8 Denmark Romania Ukraine Finland Northern Ireland Malta |
Group 9 Germany Belgium Wales Bosnia and Herzegovina Moldova |