PEJA - LIBURNI
Liburni perfekt, mbyllet vjeshta në futsall
10 December, 2018 @22:25
Skuadra e Liburnit nga Gjakova ka arritur që të shënojë fitore bindëse në Pejë sonte ndaj ekipit Peja futsall, duke e mbyllur vjeshtën në mënyrë perfekte në Superligë të futsallit.
Duke shënuar tre herë në pjesë të parë të ndeshjes ekipi gjakovar siguroi fitoren që në gjysmë të parë të lojës, ndërsa në të dytën shënoi edhe një për përfundimtaren 0-4.
Liburni duket i pakonkurrencë në elitën e futsallit kosovar këtë stinor, pas tërheqjes së Feniksit nga garat, kurse deri tash ka shënuar vetëm fitore në kuadër të Superligës, për ta mbyllur pjesën vjeshtore të kampionatit me 8 fitore nga 8 ndeshje të zhvilluara.
Në anën tjetër, për Pejën kjo ka qenë humbja e katërt e stinorit dhe ekipi verdhezi tash ka mbyllur vjeshtën në Superligë me 4 fitore e 4 humbje dhe gjendet në mes të tabelës.
Kjo ka qenë ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të Superligës në futsall, ndërsa në afatin kalimtar dimëror mbetet të shihet se a do të përforcohet ndonjë ekip aq, sa t’i bëjë konkurrencë Liburnit për titull.