MIGEN MEMELLI
Trajneri i Laçit dorëhiqet pas 6 ndeshjeve
10 December, 2018 @14:59
Humbja e fundit nga Flamurtari ka bërë që trajneri i Laçit të jep dorëheqje pas 6 xhirove te ekipi bardhezi.
Migen Memelli, njofton PanoramaSport, nuk do të jetë më trajner i ekipit të Laçit, ndërsa pogradecari ka ofruar dorëheqjen e tij menjëherë pas humbjes 1-0 nga vlonjatët.
Laçi është i pesti në Superiore pas 16 xhirosh me 26 pikë të tubuara, ndërsa vendin e Memellit pritet ta zë Besnik Prenga.