VEJLE - BRONDBY
Halimi 45 minuta në fitore me përmbysje
9 December, 2018 @21:51
Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, ka luajtur për 45 minuta në fitoren e ekipit të tij Brondby ndaj Vejles, 1-2.
Vejle avancoi në pjesë të parë të ndeshjes me golin e Allan Sousas (11’), ndërsa Halimi u zëvendësua për çështje taktike nga trajneri i ekipit dhe pastaj Brondby fitoi 1-2 në pjesë të dytë me golat e Kamil Wilczek (47’) dhe Mikael Uhre (59’).
Në anën tjetër te Vejle për 90 minuta në fushë ishin Ylber Ramadani (reprezentues i Shqipërisë) dhe Arbnor Muçolli.
Pas kësaj fitoreje Brondby i Halimit është ngritur në pozitën e tretë të klasifikimit me 30 pikë nga 19 ndeshje, derisa Vejle është e parafundit në klasifikim (e 13-ta) me 16 pikë nga 19 ndeshje.