MEDIA TALK
De Biasi synim i ekipit që u mposht nga Kosova
10 December, 2018 @14:44
Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pas aventurës jo të lavdishme te Alaves aktualisht është i pa punë.
Në ndërkohë, tuttomercatoweb ka shkruar se italiani është bërë synim i radhës për të marë drejtimin e reprezentacionit të Azerbejxhanit.
Azerbejxhani edhe pse ishte favorit në fillim të Ligës D të Kombeve, u eliminua aty, duke u mposhtur thellë nga Kosova e Bernard Challandesit në Prishtinë.
Strategu italian, që bëri famë botërore me të dërguar Shqipërinë në EURO 2016 vazhdon të jetë synim i reprezentacioneve dytësore që garojnë në UEFA, ndërsa më parë për të kishte shprehur interesim edhe Gjeorgjia.
Portali në fjalë ka bërë të ditur se Azerbajxhani i ka lënë ofertën hapur italianit dhe krejt është në dorë të 62 vjeçarit nëse do ta pranojë sfidën e radhës apo jo.