EUROPA LEAGUE
Krenaria e Londrës
7 March, 2013 @22:41
Derisa është Gareth Bale aty, Tottenham Hotspurs s’ka për çka të mërzitet. Uellsiani fantastik që çdo ditë e më shumë po dëshmohet, shënon, asiston e vrapon - e Tottenhami fiton!
Tottenham ia ka treguar qejfin Interin për vetëm 20 minuta lojë, duke shënuar dy gola nëpërmjet Bale-it dhe Gylfi Sigurdssonit. Më pas edhe mbrojtësi Jan Vertonghen shënoi për përuljen e neroazzurrëve.
Dy ndeshjet tjera kanë përfunduar me fitoret e vendasve, ku Basel ka mposhtur Zenit St Petersburgun me golat nga Marcelo Diazit, 7 minuta pa përfunduar ndeshja dhe Alex Frei në sekondat e fundit. Derisa Benfica ka mposhtur Bordeaux-në në saje të një autogoli të portierit Cedric Carrasso.
Ndeshja e vetme e filluar pas orës 21:00 që ka përfunduar pa gola është ajo ndërmjet Levantes dhe Rubin Kazanit.
EUROPA LEAGUE, SONTE:
Tottenham Hotspurs - Inter | 3-0 | ||
Benfica - Bordeaux | 1-0 | ||
Levante - Rubin Kazan | 0-0 | ||
Basel - Zenit St Petersburg | 2-0 |