WEST HAM UNITED

REUTERS
Kthehet Carroll
24 December, 2013 @15:22
Andy Carroll, sulmuesi shtatëgjatë anglez që i kushtoi shumë West Ham Unitedit, prej se erdhi nga Liverpool, është shumë afër të shërimit të plotë nga lëndimi dhe pritet të kthehet brenda javës në fushë.
Carroll kishte ndikim të madh në lojën e ekipit londinez prej se erdhi si huazim nga Liverpoli, por pas thyerjes së ashtit në këmbën e djathtë, ai disi kishte lënë West Ham Unitedin të vuante.
“Të gjithë lojtarët e lënduar do të kthehen shpejtë dhe do të jemi gati për sfidat e janarit,” ka thënë ndër të tjera trajneri i West Ham United, Sam Allardyce.
Carroll ka shënuar 7 gola për West Ham Unitedin stinorin e kaluar derisa me 191 centimetrat e tij është ndihmë e jashtëzakonshme për sulmin e ekipit që po lëngon nga lëndimet.
Përveç Carrollit në janar pritet të kthehen edhe: Stewart Downing, Winston Reid, Ricardo Vaz Te dhe Mladen Petric.