MESFUSHORI KROAT

REUTERS
Synimi i liderit Liverpool
24 December, 2013 @12:36
Skautët e Liverpoolit kanë qenë prezent në fundjavë në ndeshjen e La Ligas ndërmjet Villarealit dhe Sevillas për të vëzhguar nga afër mesfushorin kroat të Sevillas, Ivan Rakitic.
Rakitic që ka shënuar 7 gola në 20 paraqitje këtë stinor është bërë njëri ndër mesfushorët që llogaritet si mundësi blerjeje për Liverpoolin lider të Premier League të Anglisë, shkruan në numrin e sotëm të saj Daily Mail.
Mirëpo, sipas kësaj gazete problemi qëndron te kontrata e kroatit, i cili mund të lirohet nga klubi vetëm nëse dikush paguan 40 milionë euro.