SWANSEA CITY

REUTERS
2 muaj pa Michun
24 December, 2013 @14:49
Michu, sulmuesi i Swansea City do të duhet të operohet së shpejti në gjurin e tij të djathtë dhe do t’i mungojë ekipit të tij për gati dy muaj ka konfirmuar sot ekipi uellsian.
Michu i cili ka shënuar 28 gola për Swansea City prej se ka ardhur nga Rayo Vallecano në verë të vitit 2012, ka pasur probleme në gjurin e tij këtë stinor. E këto ditë është vendosur që ai të hyjë në operacion.
“Nuk është lajm i mirë. Ai do të duhet të hyjë në operacion. Operacioni mund të bëhet më së largu javën tjetër dhe ai do të mungojë së paku një muaj e gjysmë,” ka thënë trajneri i ekipit, danezi Michael Laudrup.
Me humbjen e Michus, Swanseat i shtohet problemet në sulm, pasi që edhe krahu i ekipit Nathan Dyer nuk do të jetë në ekip deri në muajin shkurt për shkak të lëndimit të ligamentit në ndeshjen e fundit të ekipit ndaj Norwich Cityt.