KEISUKE HONDA

REUTERS
Si u mashtrua CSKA nga Milan?!
24 December, 2013 @15:06
Skuadra më e famshme ruse, CSKA Moska, është treguar tejet e dëshpëruar për humbjen e mesfushorit të tyre japonez, Keisuke Honda.
“Nuk jam mësuar të jem i mashtruar. Në qershor zyrtarët e Milanit më thanë se nuk kanë pasur kontakt me Hondan, e në të vërtetë ata kishin biseduar me lojtarin që në shkurt,” ka treguar dëshpërimin e tij kryetari i klubit moskovit, Evgeni Giner.
“Edhe Honda me vëllaun e tij menaxher më kanë premtuar se do të vazhdojnë kontratën me neve. Ne do ta mund ta shitnim atë diku tjetër, por gjithçka na u kurdis. Sidoqoftë, besoj se Honda nuk do të jetë gjatë anëtar i Milanit,” ka thënë ndër të tjera kreu i klubit rus.
Mesfushori 27 vjeçar japonez, Honda, luan qe katër stinorë në CSKA të Moskës, prej se pat ardhur nga VVV Venlo e Holandës për 6 milionë euro.