Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËRIT

Kukësi sot pret polakët

Kukësi sot pret polakët


30 July, 2015 @8:21

Finalisti i Kupës së Shqipërisë dhe nënkampioni i Kategorisë Superiore, Kukësi, sot pret polakët e Varshavës, Legia, në Qemal Stafa të Tiranës. 

Legia, është kundërshtari i tretë i Kukësit në rrugë për Europa League këtë stinor. Pasi që eliminuan Torpedo Zhodinon belloruese, verilindorët kaluan edhe Mladostin e Podgoricës me një paraqitje impresive si mysafir. 

Sot, është një muhabet tjetër. Legia është dukshëm më e favorizuar se Kukësi. Polakët janë ekip stabile dhe dënues, veçanërisht në krosime anësore, që është pika më e dobët e Kukësit. 

Bastoret si vendas Kukësit i japin koeficient 6.00 për fitore, derisa barazimi sot vlerësohet 3.60, fitorja për Legian është vlerësuar 1.62. 


 
Të gjitha lajmet nga