PARA NDESHJES
Kuqezinjtë në Venecia, para Danimarkës
10 August, 2015 @11:02
Kuqezinjtë para vetes kanë një shtator të vështirë. Ëndrra e EURO 2016 kalon nëpër Kopenhagen më 4 shtator kur i pret Danimarka dhe vetëm 3 ditë pas, Elbasani mirëpret Portugalinë.
Sidoqoftë, Panorama Sport ka shkruar sot se për përgatitje sa më të mirë dhe për koncentrim para ndeshjes kuqezinjtë kanë zgjedhur Venecian si vend - prej nga do të nisen për ndeshje ndaj Danimarkës.
Shqipëria të njejtën gjë e kishte bërë edhe para ndeshjes së parë të Grupit I ndaj Portugalisë, kur u koncentruar në Spanjë, afër Vigos, për t’u nisur në Portugali një ditë para ndeshjes.