Të gjitha lajmet

MOLDAVIA 0-4 SHQIPËRIA

Kuqezinjtë pa presion, shkëlqejnë në Chisinau

Foto: FSHF

Kuqezinjtë pa presion, shkëlqejnë në Chisinau

14 October, 2019 @22:49

Në tre ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues, Shqipëria ka shënuar 8 gola. Sonte, kuqezinjtë e Edy Rejas pa shumë telashe rrëzuan përtokë Moldavinë në Chisinau, duke u shënuar tre herë që në pjesë të parë të ndeshjes.

Shpejt, saktë dhe pa presion, pasi që gjasat për kualifikim të Shqipërisë u shuan në Stamboll tre ditë më parë, djelmoshat kuqezi luajtën lojë tepër premtuese dhe fituan 0-4 në fund.

TABELA AKTUALE dhe ORARI

Serinë e golave e hapi Sokol Cikalleshi që shënoi në minutën e 22-të ndeshjes për 0-1. Pastaj ka qenë Keidi Bare që shënoi për 0-2 (34’), ndërsa Lorenc Trashi shënoi golin e parë të tij te seniorët në ndeshje zyrtare për 0-3 (40’). Deri në fund të ndeshjes, ka qenë Rei Manaj që ka shënuar në mënyrë magjike, pas pasimit të Odise Roshit për përfundimtaren 0-4 (90’).

Keidi Bare

Reja i dha rast sot edhe Marash Kumbullës që po luan jashtëzakonshëm te Verona. Kumbulla luajti 5 minutat e fundit të takimit (bashkë me shtesa). Ndërsa rast fitoi edhe Lindon Selahi, që zëvendësoi Baren, gjithashtu në fund të ndeshjes.

TABELA AKTUALE dhe ORARI

Një Shqipëri që po synon të përfundojë grupin në vend të tretë dhe po duket që do të synojë seriozisht në vitin tjetër një luftë nga Liga e Kombeve për të arritur lart përsëri.

PLAYER RATINGS

Notat e futbollistëve të Kosovës ndaj Malit të Zi

Foto: KOK

14 October, 2019 @22:58

Kosova po vazhdon ëndrrën për në Kampionat Evropian që në vitin debutues për kualifikime aty, ndërsa dardanët janë treguar tepër…

KOSOVA 2-0 MALI I ZI

Fitore fantastike, ëndrra vazhdon

Foto: KOK

14 October, 2019 @22:34

Ëndrra e Kosovës për kualifikim në EURO 2020 po vazhdon. Futbollistët e Kosovës i ndajnë vetëm dy ndeshje të…

KOSOVA - MALI I ZI

Kosova fantastike, epërsi e dyfishtë pas 45 minutave

TOPSPORTI / A.P

14 October, 2019 @21:30

Pas 45 minutave lojë në “Fadil Vokrri”, Kosova ka krijuar epërsi të dyfishtë ndaj Malit të Zi. Serinë e golave…

MBUSHET STADIUMI

Dardanët mbushin stadiumin

14 October, 2019 @20:23

Pak çaste para fillimit të ndeshjes, tashmë stadiumi Fadil Vokrri, duket i plotë nga tifozët e Kosovës gjithandej, ndërsa së…

MOLDAVIA - SHQIPËRIA

Moldavia vs. Shqipëria, 11-shet startuese

14 October, 2019 @19:36

Pas humbjes nga Turqia, Shqipëria sonte ndeshet me Moldavinë, ndeshje e vlefshme për Grupin H kualifikues drejt EURO2020. 11-SHET STARTUESE: …

Të gjitha lajmet nga EURO 2020