Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUNDËRSHTARI I PARË

Kush është Haiti?

Kush është Haiti?


12 February, 2014 @18:37

Tashmë është zyrtare. Përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë ndeshjen e parë zyrtare miqësore ndaj përfaqësueses së Haitit më 5 mars në ora 15:00 në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Kush është Haiti?

Haiti është një shtet ishullor në Karaibe, përkatësisht në Amerikën e Mesme me dalje në Oqeanin Atlantik. Ka një sipërfaqe prej 27.750, apo ndryshe, gati sa sipërfaqja e Shqipërisë, dhe me një popullsi rreth 5.6 herë më të madhe se të Kosovës (9.7 milionë banorë).

Historiku në futboll

Haiti njihet si njëra prej përfaqësueseve më me traditë në futbollin e rajonit të Amerikës së Mesme, duke u renditur menjëherë pas Meksikës dhe Kosta Rikës.

Përfaqësuesja e Haitit në futboll ka qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të vitit 1974 që ishte organizuar në Gjermaninë Perëndimore, mirëpo paraqitja e saj nuk ka qenë mbreslënëse. Ajo ishte eliminuar nga Botërori pas tre ndeshjeve grupore duke u mposhtur nga Italia (3-1), Polonia (7-0) dhe Argjentina (4-1).

Shteti ishullor më parë e kishte humbur rastin e kualifikimit në Botërorin e vitit 1970, pasi që ishte eliminuar nga El Salvadori në rundin e play off-it, derisa në të njëjtën mënyrë dështoi edhe pjesëmarrja në Botëroret e viteve 1978 dhe 1982.

Haiti suksesin më të madh në historinë e saj e arriti në vitin 2007, kur u shpall kampion i Kupës së Karaibeve, duke e mposhtur në finale Trinidad Tobagon me rezultat 2-1.

Përfaqësuesja e tashme

Haiti është përfaqësuesja numër 79 në renditjen botërore të FIFA-së, kurse në kontinentin e Amerikës Veriore renditet e shtata pas SHBA-së, Meksikës, Kosta Rikës, Panamasë, Hondurasit dhe Trinidad Tobagos.

Selektor është kubanezi 46 vjeçar Israel Cantero, i cili deri më tani e ka drejtuar skuadrën në 22 ndeshje duke regjistruar 10 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje.

Fitorja më e thellë nga këto ndeshje është ajo kundër shtetit Saint-Marin me rezultat 7-0, derisa humbja më e thellë është regjistruar në ndeshjen e fundit ndaj Koresë Jugore me rezultat 4-1, në shtator të vitit të kaluar.

Vlenë të ceket se në muajin qershor të vitit të kaluar, Haiti kishte zhvilluar ndeshje miqësore kundër përfaqësueseve të forta si të Spanjës dhe Italisë, madje kundër kësaj të fundit kishte arritur të ndahet nga fusha me rezultat të barabartë 2-2.


 
Të gjitha lajmet nga